Brenda Drejtësisë / A Bitter Bite
Kur rezultatet dhe analizat e hollësishme mjekësore vërtetojnë se biri i saj së bashku me disa fëmijë të tjerë ishin helmuar nga çokollatat e mykura, zj. Egzona Dushkaja me prindërit e tjerë vendosin të padisin prodhuesin dhe kërkojnë dëmshpërblim.
Gjatë seancës së gjykimit pronari i fabrikës mohon që problemi të jetë çokollata duke theksuar faktin se çokollata kishte datë të rregullt dhe që prodhimi mund të jetë dëmtuar në dyqanin ku janë sjellë çokollatat. Por faktet dëshmojnë se çokollatat ishin blerë në dyqane të ndryshme ku kushtet për ruajtjen e duhur të prodhimit ishin të mira.
Rolet: Dibran Tahiri, Hylmije Hyseni, Arben Kastrati, Astrit Kabashi, Mevlan Shaqiri, Florentina Ademi, Adriana Morina, Igballe Qena, Asllan Hasaj
Regjia: Fatos Berisha
Skenari: Visar Krusha








