• Fillimi
  • Për ne
  • Staff
  • Arkiva
  • Kontakti
  • Kuiz
  • Shqip
  • English

Brenda Drejtësisë / Përmbytja

Në një fushë në afërsi të një fshati, një vrull uji shpërthen nga tubat e manipuluar nga një fermer, Jetmir Salihu dhe i biri i tij Musa, të cilët po përpiqeshin të rrisnin furnizimin e arës së tyre me ujë. Duke ditur katastrofën potenciale që kanë shkaktuar, Jetmiri dhe Musa përpiqen të ndalojnë përmbytjen por nuk ia dalin. Ata largohen nga vendi i ngjarjes por jo edhe para se të vërehen rrethanat e dyshimta.

Pas incidentit, kompania e ujit inspekton dëmin dhe vie në konkludimin se dikush
po vidhte ujin. Në gjykatë, prokurorja Merita Dervishi, bazuar në dëshmitë e keq
bërjes, akuzon Jetmir Salihun për dëmtimin e furnizimit me ujë në mënyrë që të
vadisë tokën e tij. Jetmiri akuzohet për shpërdorimin e ujit të çmuar, përshirë këtu
ujin për fermat në afërsi dhe ujin e pijshëm për tërë fshatin. Ai mohon akuzat.
Disa dëshmitarë dëshmojnë për të. Prokurori përpiqet të dëshmojë rastin derisa
zbulohet se një dëshmitar ka motiv për të gënjyet…

Rolet: Lirak Çelaj, Astrit Kabashi, Xhejlane Godanci, Avni Hoti, Hysni Sylaj,
Selman Jusufi, Bislim Muçaj, Nëntor Fetiu, Ramadan Malaj-Badi

Regjia: Fatos Berisha

Skenari: Visar Krusha

lexo më shumë
0 Komente

    Komento

    photo

    Foto Galeria

    • Kthehu tek Videot

    Të gjitha drejtat e rezervuara - Brenda Drejtesisë 2010

    Brenda Drejtësisë në Facebook This website was made possible by USAID from the American people